Kur kartëmonedhat bëhen të papastra, Banka Qendrore e Gjermanisë (Bundesbank) i pastron.
Siç raporton Deutsche Welle, këtë vit për shkak të përmbytjeve të korrikut, punonjësit e kësaj banke kanë shumë punë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, ekspertët në bankë i pastrojnë kartëmonedhat dhe i kontrollojnë në detaje.
Kada se novčanice zaprljaju, nemačka centralna banka, Bundesbank, ih čisti. Ove godine zbog julskih poplava imaju pune ruke posla.@dw_business pic.twitter.com/O1xOGFMaQe
— DW Српски/Srpski (@DW_Srpski) September 15, 2021
Madje ata duhet të jenë të shpejtë që kartëmonedhat të mos ngjiten njëra me tjetrën.
Këtë vit ata kanë shumë punë, pasi shumë kartëmonedha vijnë nga zonat e goditura nga përmbytjet në pjesën perëndimore të Gjermanisë.
Në bankë tashmë janë dërguar rreth 50 milionë euro. Paratë e pastruara i kthehen pronarëve, e ky shërbim i bankës qendrore të Gjermanisë kryhet pa pagesë. /Telegrafi/