Gara për vendin e katërt në Ligën Premier është më emocionuese se në shumë vite.
Por është një mënyrë që vendi i katërt nuk luanë në Ligën e Kampionëve.
Nëse klubet angleze që janë në garë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, fitojnë këto gara, atëherë vendi i katërt nuk ka vlerë.
Leicester City garon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester United në Ligën e Evropës dhe fitimi i titujve nga këto dy skuadra, ndryshon pjesëmarrjen e skuadrave që do të dalin në Evropë.
Leicester ka shumë pak gjasa, ose pothuajse asnjë që të përfundoj në top katër.
United momentalisht janë në vendin e pestë dhe me gjasa që të zënë vend në top katër, por shihen si favoriti kryesor në Ligën e Evropes.
Skuadrat si Liverpool, Manchester City dhe Arsenal, që po luftojnë për katër pozitat e para duhet të mendojnë më shumë për vendin e tretë, pasi vendi i katërt nuk garanton asgjë.
Një kampionat mund t’i dërgojë maksimum pesë skuadra në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/