Vendet e Evropës qendrore dhe juglindore, janë pajtuar sot që nga muaji prill të rrisin planet e bashkëpunimit ushtarak dhe civil për të siguruar kufijtë e tyre në rast se do të dështojë marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për refugjatët.
Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësimin disa herë për mundësinë e mos respektimit të marrëveshjes nga Turqia, për ndaljen e fluksit të emigrantëve drejtë shteteve të BE-së. Për këtë çështje disa herë Turqia ka kërcënuar vendet e BE-së.