Superkupa e Italisë do të jetë një “Derby della Madonnina” mes Milanit dhe Interit, por aktualisht ka dy vende të mundshme për ndeshjen.
Kjo është ndeshja mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe fituesve të Kupës së Italisë, që në këtë rast janë përkatësisht Milani dhe Interi.
Tradicionalisht ishte një ndeshje para-sezonale, por vitet e fundit është zhvendosur në muajin dhjetor ose janar.
The Supercoppa Italiana Derby clash will take place on January 18th, 2023 in Saudi Arabia 🏆🇮🇹 pic.twitter.com/Yhw7lwgUwZ
— Italian Football TV (@IFTVofficial) July 1, 2022
Për sezonin 2022/2023, raportohet se do të luhet më 18 gusht 2023.
Trofeu gjithashtu caktohet rregullisht jashtë vendit si pjesë e një marrëveshjeje për të sjellë fonde shtesë në futbollin italian.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, janë dy vende të mundshme që po konsiderohen në Arabinë Saudite me datë 18 janar.
The Supercoppa Italiana will be a Derby della Madonnina between Milan and Inter, but there are currently two possible venues for the match https://t.co/spqPSnYtQr #ACMilan #FCIM #Supercoppa
— Football Italia (@footballitalia) July 2, 2022
I pari është stadiumi ndërkombëtar King Fahd, me një kapacitet prej 67 mijë vendesh, ndërsa tjetri është Stadiumi King Saud, i cili mban vetëm 22 mijë vende.
Edhe ora e fillimit është ende duke u përpunuar, pasi Mediaset e dëshiron në orën 21:00 me orën italiane, ndërsa diferenca kohore do ta bënte një ndeshje më të hershme. /Telegrafi/