Site icon Telegrafi

Vendet e G20-së vendosin rregulla për kriptovalutat

Bordi i Stabiliteti Financiar të 20 vendeve më të zhvilluara të botës ka publikuar dhjetë rekomandime për një qasje të përbashkët në rregullimin e kriptovalutave, siç është Libra monedha dixhitale e Facebookut.

Këto rekomandime thonë se monedha duhet t’u nënshtrohen të njëjtat rregulla si bizneseve të tjera pavarësisht teknologjisë së përdorur.

Rregullat financiare në fuqi për pagesat apo kontrollet konsumatorë, përgjithësisht aplikohen edhe mbi këto monedha.

Libra është parë me dyshim nga autoritetet rregullatorë dhe bankat qendrore dhe kjo ka bërë që kompani si Visa, MasterCard dhe PayPal të tërhiqen nga mbështetja.

Bankat qendrore thonë se mundësia e Facebook për të realizuar transfere përtej kufijve në mënyrë të shpejtë do të rivalizonte monedha tradicionale.

Facebook nuk është tërhequr nga projekti Libra e madje ka hedhur idenë e krijimit të versioneve dixhitale të parave prej letre hedhur në qarkullim nga qeveritë. /Telegrafi/

Exit mobile version