Telegrafi

“Vendet e Ballkanit ta respektojnë historinë dhe të zhvillojnë fqinjësi të mirë”

Vendet e Ballkanit duhet ta respektojnë historinë dhe të zhvillojnë fqinjësi të mirë nëse dëshirojnë hyrje në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kështu konkludojnë kryetari bullgar, Rumen Radev dhe homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos, pas takimit të tyre në Athinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pavlopoulos ka pohuar se duhet një Evropë e bashkuar dhe e fuqishme dhe se Greqia mbështet anëtarësimin e vendeve të rajonit në NATO dhe BE, por duhet të plotësohen kushtet dhe se vendet fqinje duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe arritjet evropiane.

Pavlopoulos njihet për deklarata të ashpra kundër Maqedonisë, që burojnë si rezultat i çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Greqia vazhdon të përdor të drejtën e VETO-së kundër Maqedonisë, në aspekte të integrimeve euro-atlantike./Telegrafi