Site icon Telegrafi

Vëmendja në Drenas

Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar ka filluar me ndeshjen Trepça ’89 – Liria, ku vendasit shënuan fitore me rezultat të pastër 2:0.

Ndërkohë sot zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli do të jetë nikoqir i Prishtinës që është edhe fituese e Kupës.

Prishtina ka kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë duke shënuar katër fitore dhe ka barazuar në një takim por që nuk ka pësuar ende humbje.

Ndërkohë Feronikeli ka pësuar dy herë dhe ka triumfuar tri të tjera duke grumbulluar nëntë pikë.

Ndeshja që do të zhvillohet në Drenas me fillim nga ora 15:00, pritet të grumbullojë mijëra adhurues të futbollit.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë, Hajvalia do ta presë Llapin.

Të dyja skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve dhe pritet të jetë një ndeshje tejet interesante. /Telegrafi/

Exit mobile version