Telegrafi

Veltman i kthen përgjigje Interit

Mbrojtësi qendror i Ajaxit, Joel Veltman është një objektiv i skuadrës italiane Inter.

Në mediat italiane dhe ato holandeze është folur për një interesim të madh të Interit për ta transferuar mbrojtësin në ‘Giuzeppe Meazza’.

Mirëpo ka qenë vetë reprezentuesi holandez që është përgjigjur për një transferim të mundshëm në Serie A tek Inter.

“Gjatë këtyre dy javëve ka pasur shumë zëra se unë do të transferohem tek Interi apo diku tjetër, mirëpo ju them se nuk ka asgjë të vërtetë”.

“Kam edhe dy vite tjera kontratë me Ajaxin dhe jam i lumtur këtu. E ardhmja ime është këtu”, deklaroi mbrojtësi 23-vjeçar Veltman. /Telegrafi/