Qëkur ka filluar spektakli, publiku ka qenë i mbërthyer pas ngjarjeve dhe emocioneve që kanë dhuruar banorët.
Njëra prej banoreve e cila ka marrë tërë vëmendjen kah vetja që një kohë të gjatë, për shkak të lojës së fortë që po bën, ka ndarë disa momente prekëse me banorët e tjerë.
Egla është prekur shumë duke kujtuar babain e saj të ndjerë gjatë një bisede me Julin dhe Gracianon.
Banorja shprehet se ka qarë gjatë ‘telefonit të erës’ dhe nuk i mbajti dot lotët. Ajo gjithashtu shton se ‘nuk i ka dalë akoma e keqja me të atin që ka ndërruar jetë shumë i ri’.
Egla: Nuk më ka dalë akoma e keqja se ka vdekur në moshën time tani. Akoma e keqja s’më ka dalë me të. Nuk ia kam falur kurrë që ai iku, duke lënë vëllezërit shumë të vegjël, që u rritën pa babë, pa mësuar ato gjërat që të mësojnë baballarët. /Telegrafi/