Pas një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve në Gjakovë, njëri ka therur me thikë tjetrin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Sipas mjekur kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/