Derisa viktima mashkull kishte qenë duke e përgatitur në oborrin e tij vendin për ta filluar një shtëpi të re për ndërtim në Han të Elezit, aty kishte shkuar vëllai, i cili me një shkop të drurit e kishte sulmuar viktimën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.
Motivi i incidentit dyshohet të jetë konteksti pronësor ndërmjet palëve.
I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/