Telegrafi

Vëllai sulmon vëllanë në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar i cili pas një fjalosjeje e kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00, në Gjakovë.

Siç thuhet në raportin e policisë, si pasojë e sulmit fizik dhe lëndimeve në pjesën e fytyrës, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/