Site icon Telegrafi

Vëllai sulmon motrën, burri gruan, e djali babain – pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për pesë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici.

Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë, Gjakovë, Rahovec dhe Leposaviq.

Prishtinë, 05.09.2021-22:15.  Viktima femër kosovare ka njoftuar, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit pas intervistimit  dërgohet në mbajtje.

Prishtinë, 06.09.2021-12:10.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Gjakovë, 03.09.2021-01:00. Lidhur me rastin me datë 06.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar n mbajtje.

Rahovec, 06.09.2021-20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Leposaviq, 03.09.2021. Viktima femër kosovare  ka njoftuar se është duke u shqetësuar  nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version