Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:30 në fshatin Dubovik, në Deçan.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/