Një femër është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj dhe njerka.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:17, në Prishtinë.
Tutje në raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e shkaktuara.
“Ankuesja femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe njerka e saj e dyshuara femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore për te cilat lëndime i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/