Tre persona (dy motra dhe vëllai i tyre) kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga vëllai tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:40, në Gjakovë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Tre viktimat meshkuj kosovarë (dy motra dhe vëllai i tyre) kanë njoftuar policinë se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/