Site icon Telegrafi

Vëllai i Rita Orës e provon vetën si kamarier

Këngëtarja e njohur Rita Ora është fëmija i madh i prindërve Besnik dhe Vera Ora.

Ata kanë edhe dy fëmijë të tjerë: Elena dhe Don Ora, i cili njëherësh është fëmija më i vogël në familje.

Ky i fundit, ka zgjedhur një profesion krejt tjetër nga motrat e tij që ka famë botërore.

Rita Ora, dhe vëllai i saj, Doni

Me gjithë luksin dhe fitimet e mira që kanë si familje, Doni mesa duket ka zgjedhur të punojë si kamerier, ose të paktën e ka hobi të tij.

Ka qenë mamaja e tij, Vera, ajo e cila ka publikuar disa imazhe në InstaStory, ku shfaq djalin e saj duke përgatitur një koktej në lokal.

“Doni në aksion”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Ndryshe, e ëma e këngëtares është psikiatre me profesion, njëherësh është e angazhuar edhe në biznesin e tyre familjar. /Telegrafi/

Exit mobile version