Site icon Telegrafi

Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve

Pas një ngujimi që zgjati gati 24 orë, Vëllai i Madh vendosi të largojë banorët nga kafazi, një ndëshkim që u zbatua për shkak të një plani të fshehtë për nominime.

Ky veprim i banorëve u konsiderua shkelje e rregullave të spektaklit, duke sjellë një ndërhyrje të menjëhershme nga ‘Vëllai i Madh’.

Banorët që kaluan orë të gjata në kafazin e jashtëm ishin Driloni, Arioni, Diana, Vullneti, Gresa dhe Ana.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjatë periudhës së izolimit, ata u përballën me kushte të kufizuara, që jo vetëm sfiduan durimin e tyre, por edhe forcuan dinamikën mes tyre.

Megjithëse izolimi ishte një masë ndëshkuese, ai krijoi gjithashtu situata interesante dhe momente që banorët do të mbajnë mend gjatë.

Foto: Screenshot/YouTube

Vendimi për ngujimin erdhi pasi grupi kishte organizuar fshehurazi nominimet, një akt që bie ndesh me rregullat e lojës.

‘Vëllai i Madh’ u tregua i prerë për të vendosur drejtësi dhe për të kujtuar se çdo veprim brenda shtëpisë monitorohet dhe gjykohet. /Telegrafi/

Exit mobile version