Telegrafi

Vëllai i madh i Higuain i bashkohet te Inter Miami

Federico Higuain (Foto: Twitter/Inter Miami)

Gonzalo Higuain është shoqëruar nga një anëtar i familjes në Inter Miami, pasi klubit nga MLS i është bashkuar vëllai i tij i madh, Federico, nga DC United.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit iu bashkua klubit të David Beckham në muajin e kaluar, ndërsa aty do ta ketë edhe vëllanë e tij, i cili nënshkroi për DC United në muajin mars të këtij viti.

Gonzalo është 32 vjeçar, kurse Federico është 35 vjeçar dhe tash janë bashkuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dy ish-futbollistët e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi, tash luajnë te Inter Miami (Foto: Instagram/ higuain21_)

Hera e fundit kur dy vëllezërit kanë luajtur bashkë, ishte para 15 viteve të ekipin e të rinjve në River Plate.

Vëllezërit Higuain do të jenë dyshja e 18-të e vëllezërve që kanë luajtur në MLS.

Federico është mesfushor ofensiv, prandaj do të jetë tandem me Gonzalon, i cili është qendërsulmues. /Telegrafi/