‘Vëllai i Madh’ i ka sfiduar ditën e sotme (e hënë) banorët e Big Brother VIP Albania.
Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është futur vëllai i konkurrentes Ilnisa Agolli.
E njëjta nuk duhet të reagonte për të mos prishur sfidën që iu dha në këtë reality shou.
Derisa i vëllai po bënte ushtrime, ajo kaloi disa herë përreth tij por nuk fliste.
Teksa po ecte përreth pishinës me Meriton Mjekiqin, banorja shpërtheu në lot.
“Nuk jam mirë”, tha ajo në një moment.
Përveç kësaj, në shtëpi ka pasur edhe disa ngacmime të tjera në kuadër të sfidës. /Telegrafi/