Gonzalo Higuain kaloi në verën e kaluar te Milani si i huazuar nga Juventusi, mirëpo dështoi ta tregonte veten në San Siro. Rossonerët vendosën që ta lejojnë atë të largohet në janar në drejtim të Chelseat, mirëpo as në Stamford Bridge nuk arriti të lë gjurmë.
Sulmuesi argjentinas u ribashkua me Maurizio Sarrin te skuadra londineze, mirëpo ai nuk arriti të përshtatej në filozofinë e lojës që zhvillohet në Ligën Premier, duke u rikthyer kështu edhe një herë te Zonja e Vjetër.
Higuain in Italia giocherà solo nella Juventus. Restano due anni di contratto e saranno rispettati. Buona domenica a tutti.
— nicola higuain (@NicolaHiguain) June 30, 2019
Vëllai i El Pipitas, Nicola, ka konfirmuar se ai do të qëndrojë te Juventusi për sezonin e ri, derisa i kanë mbetur edhe dy vite kontratë.
“Higuain do të luajë vetëm për Juventusin në Itali. Ai ka edhe dy vite kontratë, do të respektohen ato”, ka shkruar agjenti dhe njëherësh vëllai i Higuainit.
Me emërimin e Sarrit si trajner i skuadrës torineze, mund të bëjë që argjentinasit t’i ofrohet edhe një shans deri në afatin e janarit ta tregojë vetën. /Telegrafi/