Site icon Telegrafi

Vëllai i Emirit nga Katari konfirmon se Messi po transferohet te PSG

Zhvillimet lidhur me Lionel Messin tashmë janë në qendër të vëmendjes, shkaku i të ardhmes së tij.

Ende nuk ka nodnjë konfirmim se ku do të luaj argjentinasi pas largimit nga Barcelona si lojtar i lirë, por që shënjestra më e përafërt tashmë dihet.

I vëllai i Emirit të Katarit ka konfirmuar se argjentinasi ka nënshkruar për Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Raportohet se Neymar ia ka ofruar numrin 10-të në fanellë Messit

Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, i cili është vëllai i Emirit që zotëron PSG-në , konfirmoi në një postim në mediat sociale se negociatat me 34-vjeçarin ishin të përfunduara dhe së shpejti do të vinte një njoftim.

“Negociatat përfunduan zyrtarisht, do të ketë një njoftim më vonë #Messi”, postoi Al-Thani në Twitter.

https://twitter.com/khm_althani/status/1423716154917408771?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1423716154917408771%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Ffootball%2Fbarcelona%2F2021%2F08%2F07%2F610db503ca4741d9758b4626.html

Ky lajm nuk është befasi pasi Pep Guardiola e përjashtoi Manchester Cityn nga gara për të nënshkruar me Messin në konferencën e tij për shtyp dhe është e qartë se vetëm dy klubet do të ishin në gjendje të përballonin për të nënshkruar me Messin.

Në përpjekjen e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve, PSG tani do të ketë në skuadër lojtarë të dëshmuar si Messi dhe Sergio Ramos, duke mos përjashtuar Gigi Donnarumman, Achraf Hakimin dhe Georginio Wijnaldumin. /Telegrafi/

Exit mobile version