Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte therur me thikë vëllan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një fjalosje, e kishte sulmuar fizikisht duke e therur me thikë vëllan e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/