Site icon Telegrafi

Vëllai i Dybalas: Problemet me Ronaldon janë brenda fushës, nuk janë personale

Vëllai dhe agjenti i Paulo Dybalas, Gustavo kanë pohuar se nuk ka çështje personale midis tij dhe Cristiano Ronaldos, pasi problemet me të janë në fushë.

Dybala është lojtari i fundit që po lidhet me një largim nga klubi italian këtë verë duke parë mundësitë e tij të reduktuara me ardhjen e yllit portugez, Ronaldo.

Ylli portugez po del të jetë problemi kryesor i Dybalas, por brenda fushës dhe jo jashtë saj, ka thënë vëllai i argjentinasit, Gustavo.

Lexo po ashtu Vëllai i Dybalas, Gustavo: Paulo ka gjasa që të largohet nga Juventusi

“Nuk ka probleme me Ronaldon jashtë fushës, problemet janë në fushë”, ka thënë fillimisht Gustavo Dybala për Radio Impact Cordoba.

“Ju nuk mund ta mundni Ronaldon dhe Paulo është i ri”.

Dybala dhe Ronaldo nuk po gjejnë bashkëpunim të mirë në fushë (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ka shumë mundësi që Paulo të largohet nga Juventusi, ai ka nevojë për një ndryshim, nuk është i lumtur dhe nuk është i vetmi që do të largohet”.

“Shumë lojtarë janë të pakënaqur te Juventusi, jo vetëm te Paulo”.

“Ai ishte shumë i kënaqur në Itali, por tani ai nuk është”, përfundoi vëllai i sulmuesit të Juventusit, i cili pritet ë largohet nga Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version