Telegrafi

Vëllai i Donjeta Pajazitajt grushton të akuzuarin për vrasjen e motrës (Video)

Pas përfundimit të seancës fillestare në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj, Shkëlqimi, e ka grushtuar të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Naser Pajazitajt, brenda sallës së gjykatës.

Incidenti ndodhi në momentin kur Naser Pajazitaj po largohej nga salla e gjykatës pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë në akuzat për të cilat po mbahet në paraburgim.

KALLXO.com ishte prezent gjatë gjykimit dhe ka kapur momentin kur i akuzuari u grushtua nga familjari i palës së dëmtuar.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke arrestuar Shkëlqim Pajazitajn.

Lexo po ashtu Ja si u vra Donjeta Pajaziti!

Merret vesh se Policia e Kosovës ka arrestuar edhe person tjetër në korridorin e gjykatës, të cilët dyshohet se e kanë kanosur prokuroren e rastit, Valbona Haxhosaj.

Kjo e fundit ka mohuar të jetë kërcënuar duke thënë se “nuk ka qenë diçka serioze”.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, nuk ka dhënë detaje duke thënë se është duke pritur raportin policor rreth këtij rasti.

Lexo po ashtu Detaje tjera për vrasësin e Donjeta Pajazitajt

Kurse gjatë seancë së sotme, pasi iu lexua aktakuza nga Prokurorja, i akuzuari Naser Pajazitaj tha se ndihet i pafajshëm për vrasjen e Donjetës.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. /KALLXO.COM/