Artistja e mirënjohur shqiptar me famë botërore, Bebe Rexha, i mbushi 30 vjet.
Ajo vendosi që në përvjetorin e saj të 30-të, të publikojë projektin e saj të ri muzikor “Not 20 Anymore”, që flet për njerëzit që i frikësohen të 30-tave, duke ndjerë se po plaken dhe po i tejkalojnë kënaqësitë që kanë shijuar në dekadën e të 20-ave.
Bebe Rexha për ditëlindjen e saj mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët e saj.
Një urim të përzemërt, artistja e mori edhe nga kolegia e saj shumë e dashur shqiptare, Rita Ora, e cila i bëri një dedikim të veçantë në InstaStory.
Ndërkohë, një urim tejet më të veçantë, Bebe Rexhës, ia ka bërë edhe vëllai i saj, Florent Rexha.
Ai ka publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram disa fotografi të rralla të dyshes të realizuara në fëmijëri.
“Gëzuar ditëlindjen Dork. Të Dua”, ka shkruar Florenti në mbishkrimin e këtyre imazheve, teksa me Dork i referohet emrit përkëdhelës me të cilin ai i drejtohet të së motrës.
Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) përndryshe është fëmija i madh i prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha, të cilët kanë emigruar që të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka vetëm një vëlla më të vogël, pra Florentin. /Telegrafi/