Site icon Telegrafi

Vëllai i Antoine Griezmann, Theo i shlyen postimet në Twitter në inkuadrimin e vonshëm të sulmuesit në derbin ndaj Atleticos

E ardhmja e Antoine Griezmannit te Barcelona është në dyshime, sidomos pas barazimit 2-2 ndaj Atletico Madridit në mbrëmjen e të martës.

Sulmuesi francez kaloi te katalunasit për 120 milionë euro nga Rojiblancos në verën e vitit 2019, mirëpo u inkuadrua në minutën e 90-të ndaj ish-skuadrës së tij.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien e inkuadroi në lojë fillimisht Ansu Fatin, e në tre minutat e fundit të takimit, i dha shansin edhe Griezmannit kur rezultati ishte 2-2.

Lexo po ashtu Reagimi i Diego Simeones për inkuadrimin e vonshëm në lojë të Antoine Griezmannit për Barcelonën

Lojtari 29-vjeçar e zëvendësoi Arturo Vidalin, mirëpo koha për të që të tentonte të bënte ndonjë ndryshim në rezultat ishte shumë e pakët.

Për këtë inkuadrim të vonshëm të Antoines në lojë, ka reaguar vëllai i tij Theo Griezmann, që e ka quajtur veprimin e Setienit si qesharak.

Lexo po ashtu Setien nuk do t’i kërkojë falje Griezmannit për inkuadrimin e vonshëm në lojë që i bëri në barazimin ndaj Atleticos

“Dua të qaj, seriozisht”, kishte shkruar Theo në llogarinë e tij në Twitter.

Por, pas pak minutash, ai e kishte fshirë postimin e bërë, duke ditur se mund t’i shkaktonte probleme Antoines te Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version