Site icon Telegrafi

Vëlla e motër, Leunora e Leutrim Llozani publikojnë këngën e re “Më premto”

Foto: YouTube

Duetet vëlla e motër janë gjithnjë të veçanta dhe priten mirë nga publiku.

I tillë është bashkëpunimi më i ri mes Leutrim dhe Leunora Llozanit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Dyshja nga Kamenica kanë publikuar këngën e tyre më të re, me titull “Më premto”.

Kënga është baladë dashurie, dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Foto: YouTube

Ana vizuale e projektit i është besuar M Production.

Leutrimi dhe Leunora janë mjaft të pëlqyer nga fansat për muzikën e tyre, gjersa nuk mungojnë edhe me pjesëmarrje në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Në muajt në vazhdim, ata pritet të prezantojnë për fansat edhe disa projekte tjera të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version