Në këto 25 vite shtet i pavarur jam i bindur se jemi të njohur edhe në skenën ndërkombëtare, para se gjithash me respektim konsekuent të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe standardeve ndërkombëtare. Është fakt se në realizimin e përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE penegesa e vetme është kontesti bilateral me fqinjin tonë jugor, por mendoj se është filluar procesi i mirë i ndërtimit të besimit të ndërsjellë si hap i parë në zgjidhjen e këtij kontestio absurd, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski në pritjen solemne tradicionale me rastin e ‘8 Shtatorit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë’.
Sipas tij, me rëndësi është se në 25 vite pavarësi gjithmonë në plan të parë ka qenë njeriu, qytetari dhe të drejtart e tij individuale dhe kolektive që, siç tha, është një nga fundamentet për Maqedoninë dhe shoqërinë tonë multikulturore dhe multifunksionale.
Ai poashtu theksoi se këtë vit në të cilin shënojmë 25 vjet pavarësi e shënon një, siç tha, kriza politike joparimore. /Telegrafi/