Telegrafi

Veljanovski: Kuvendi kishte raportin më të keq nga BE-ja

Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljaovski thotë se Kuvendi ka marrë raportin më negativ dhe më të keq në pjesën e pushtetit legjislativ.

Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i keqpërdorimit të flamurit evropian që ka nisur si praktikë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Mosvendosja e ligjeve në rend të ditës të propozuara nga opozita, thyerja e afateve të interpelancave, zvarritja e shqyrtimit të raporteve nga organet e pavarura rregullore, mosfunksionimi i E-parlamentit janë disa nga pikat ku ka dështuar pushteti”, u shpreh Veljaonvski.

Ndryshe, me publikimin e raportit të KE-së, opozita akuzon pushtetin se ka dështuar në shumicën prej fushave, kurse pushteti shprehet se edhe pse ka bllokime nga opozita, Maqedonia e Veriut shënon progres në të gjithë kapitujt./Telegrafi/