Telegrafi

Veljanovski e shpalli parlamentin të shpërbërë, zgjedhje më 5 qershor në Maqedoni

Ka filluar seanca e Parlamentit të Maqedonisë ku në fillim 59 deputet kanë votuar  propozimin nga kryetari Trajko Veljanovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Veljanovski tha ”ju falemnderoj për bashkëpunimin dhe për punën e deritanishme në parlamentin e Maqedonisë. Shpresoj se do të shihemi në të ardhmen si kolegë”.

Pas përmbylljes së fjalimit, Veljanovski e shpalli parlamentin të shpërbërë dhe ky akt u prit me ovacione nga deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët ishin të vetmit në sallë.

Me këtë nuk pranohen dorëheqjet e ministrave të LSDM-së. Me këtë vendim vendi shkon në zgjedhje më 5 qershor./Telegrafi/