Site icon Telegrafi

Veljanoskit i hapet rruga për në Romë

Nesër delegacioni shtetëror-kishtar i Maqedonisë do të merr pjesë në Lutje në varrin e Shën Kirilit në bazilikën „San Clemente“ në Romë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kuadër të manifestimit tradicional „Maqedonia për nder të Shën Kirilit”, i cili për çdo vit mbahet në kryeqytetin e Italisë, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, sot në bibliotekën e Universitetit Papnor „Urbaniana“ në Romë do ta hap ekspozitën „ Figura e Shën Klementit të Ohrit në artin mesjetar dhe bashkëkohor“, në organizim të institutit kombëtar – Enti për mbrojtje të monumenteve të kulturës dhe Muzeu – Ohër./Telegrafi/

Exit mobile version