Kryetari i kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski ka marrë pjesë në konferencë evropiane të kryetarëve të parlamenteve, ku ka mbajtur një fjalim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, ai deklaroi se migrimi nuk është diçka e re për botën dhe për Evropën, megjithatë sipas tij, kriza e tanishme e refugjatëve paraqet fenomen të pa hasur në historinë më të re të botës.
Veljanoski publikoi të dhënat e institucioneve përgjegjëse të vendit, sipas të cilave, në 16 muajt e fundit nëpër Maqetoni kanë lëvizur mbi 900 mijë refugjatë. Ai kërkoi një menaxhim të krizës në nivel evropian, përmes një bashkëpunimi maksimal në mes të të gjithë shteteve./Telegrafi/