Telegrafi

Veljanoski takon ambasadoren e porsaemëruar të Zvicrës në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka realizuar takimin e parë me ambasadoren e porsaemëruar të Konfederatës zvicerane në Republikën e Maqedonisë, Sybille Suter Tejada, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Veljanoski i ka dëshiruar mirëseardhje dhe punë të suksesshme gjatë mandatit të saj në Republikën e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Veljanoskit, gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit kanë folur për përkrahjen zvicerane ndaj Kuvendit të Maqedonisë përmes projektit „Përkrahje për themelimin dhe zhvillimin e Institutit parlamentar”, funksionimi i të cilit kontribuon për zhvillimin e kapaciteteve parlamentare.

Kryetari Veljanoski e ka theksuar bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm me ambasadën zvicerane dhe me këtë rast ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim përmes projekteve tjera të cilat janë në interes të zhvillimit të punës parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadorja e porsaemëruar Sybille Suter Tejada, u falënderua për pranimin dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/