Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski, i cili e kryeson delegacionin shtetëror-kishtar në manifestimin “Maqedonia në nder të Shën Kirilit”, sot nga bazilika “San Klemente” ua uroi festën popullit maqedonas dhe porositi për bashkim të maqedonasve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia dhe populli i saj për të 48-n herë në vazhdimësi, siç tha, u shpreh nderime dy vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, iluministët mbarësllovenë të cilët kanë kontribuar shumë për shkrim-leximin e shteteve evropiane dhe posaçërisht për popullin e Maqedonisë.
“Çdoherë them se mesazh kryesor është se duhet të ketë bashkim të popullit të Maqedonisë për Maqedoninë, sepse këtë e meritojnë edhe paraardhësit dhe pasardhësit dhe ardhmëria dhe e kaluara. Gjithçka të bashkohet në një dhe bashkimi të japë kontribut për ardhmërinë e fëmijëve tanë, të Maqedonisë dhe popullit të saj”, theksoi Veljanoski.
Ai shtoi se duhet t’i kemi shembull të gjithë të cilët paraprakisht kanë kontribuar, siç janë vëllezërit Cirili dhe Metodi dhe gjithashtu edhe Shën Klimenti. /Telegrafi/