Pas një ore, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ka dalur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku edhe është marrë në pyetje.
Pasi doli nga ndërtesa e Prokurorisë, Veljanoski nuk zbuloi arsyen e paraqitjes, ndërsa shkurt tha se vetëm i është përgjigjur ftesës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ju përgjigja ftesës së Prokurorisë. Unë nuk i kam parë provat”, tha Veljanoski pas daljes nga Prokuroria.
Ai është në mesin e pesë të dyshuarve për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Në muajin shkurt Prokuroria kërkoi paraburgim për Veljanoskin, por gjykata nuk ia caktoi, pasi Kuvendi nuk ia hoqi mandatin e deputetit./Telegrafi/