Ish-kryekuvendari nga radhët e OBRM-PDUKM, Trajko Veljanoski sot nuk ka pranuar të përgjigjet para mikrofonit të gazetarëve, duke u shprehur shkurt se nuk i intereson asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me procedurën parahetimore për pronën e OBRM-PDUKM nga ana e PSP-së, Trajko Veljanoski ka thënë se nuk ka deklaratë për gazetarët dhe se nuk i intereson asgjë. Ai kërkoi që të lihet i qetë nga gazetarët.
I pyetur nga gazetari i TV 21 nëse e pranojnë si kryekuvendar legjitim Talat Xhaferin, Veljanoski është përgjigjur shkurt: ‘Jo’. /Telegrafi/