Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski shprehin gatishmëri nëse ka iniciativë, Kuvendi të mblidhet urgjentisht dhe ta shqyrtojë dhe ta pranojë çdo iniciativë e cila duhet të kontribuojë për menaxhim më efikas dhe tejkalim të pasojave nga vërshimet në zonat e prekura, ka publikuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo informatë vjen nga kabineti i kryetarit Veljanoski, pasi që akademiku Vlado Kambovski i ftoi deputetët dhe kryetarin e Kuvendit të kthehen nga pushimi dhe të thërrasin seancë urgjente të Kuvendit.
Përndryshe për momentin deri sa deputetët janë në pushim, në ndërtesën e Kuvendit janë duke u realizuar aktivitete ndërtimore. Arkitekti Vangel Bozhinoski së bashku me ekipin e tij punojnë në kupolën e tretë të ndërtesës së Kuvendit./Telegrafi/