Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, njëherit edhe deputet, Trajko Veljanovski, përmes një letre ka reguar për punën në Kuvend dhe për siç thotë, mosrespektimin e Rregullore.
Sipas Veljanovskit mënyra se si u organizua dhe u mbajt seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, tregoi se si do të fuknsionojë Kuvendi ditëve tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.
Veljanovski në letër thekson se keqpërdoret neni 68 paragrafi, gjegjësisht të gjitha seancat kuvendore caktohen si urgjente.
“Seancat thirren sot për nesër, me qëllim që të shmanget dorëzimi i materialeve, anulohet koha në të cilën deputetët do të përgatiteshin për diskutim dhe anulohen afatet për dorëzimin e amendamentev”, shkruan Veljanovski.
Ai gjithashtu në letër thekson se në Kuvend bëhet mosrespektim i Rregullores për procedurë gjatë interpelancës dhe akuzon se propozim-ligjet për të cilat ka përfunduar leximi i parë, me muaj qëndrojnë në bllokuar ose të harruar pa mos u vendosur në lexim të dytë./Telegrafi/