Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në një intervistë për „Nova“ thotë që Kuvendi do të shpërbëhet më 7 prill dhe se zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Në 7 prill Kuvendi do të jetë shpërbërë, domethënë më 6 prill Kuvendi mund të punojë deri në mesnatë në përputhje me vendimin për ndryshim të vendimit për shpërbërje të Kuvendit. Ka edhe dy ditë pune, domethënë Kuvendi edhe dy ditë mund të sjell ligje, përfshi edhe këtë zgjedhje të ministrave dhe zëvendësministrave. Unë pres të ketë rrjedhë të zakonshme këtyre ditëve, ajo që ka arritur në Kuvend të përfundojë në procedurë parlamentare, të votohen ligjet dhe gjithsesi në mëngjesin e 7 prillit, Kuvendi të shpërbëhet dhe në pajtim me kompetencat e mia unë ti shpall zgjedhjet për 5 qershor“, thotë Veljanoski.
Nga ana tjetër, në një prononcim të ndarë ai thekson që nënshkrimin për shpërbërje të shtëpisë ligjvënëse në vend të 7 prillit mund ta vendos më 15 prill, me qëllim që t’i mundësojë Komisionit shtetëror zgjedhor ti zbatojë aktivitetet e nevojshme deri në fund.
“Unë si kryetar i Kuvendit të RM do tu them se kushtimisht mund të taktizoj dhe në vend të 7 prillit, vendimin për shpërbërje të Kuvendit ta nënshkruaj deri më 15 prill, që ti mundësoj KSHZ ti përfundojë disa punë nëse eventualisht kanë ngelur të papërfunduara”
Ai shtoi që në këtë periudhë kohore, në dy muajt e ardhshëm do të përfundojë edhe ajo që ka ngelur nga Marrëveshja e Përzhinos, që të mund të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike në të cilat të humburit do ti urojnë fituesit, Siç thotë ai, në këtë mënyrë do të kënaqet nevoja që institucionet të funksionojnë në mënyrën e duhur. /Telegrafi/