Site icon Telegrafi

Veljanoski: Ftoj institucionet shtetërore të përmirësojnë gabimet

Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me arrestimet e sotme të dhjetëra personave.

Ai në letrë shkruan se shteti me arrestimet e sotme tregoi fytyrën e më të shëmtuar dhe më të keqe të demokracisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Veljanovski përmend edhe arrestimin e dy administratorëve në Kuvend, të cilët sipas tij, janë të pafajshëm dhe më 27 prill nuk kanë bërë asgjë të keqe.

“Mëkati i vetëm i dy administratocëve profesionaë të cilën u arrestuan, është që ata janë persona të përgjegjshëm dhe me stazh në Kuvend, të cilët më 27 prill kanë qenë në vendin e tyre të punës. Nuk janë futur askund, as se kanë lëshuar vendij e tyre. Ju bëj thirrje institucioneve të përmirësojnë gabimet, pasi “drejtësia e keqe është padrejtësia më e madhe””, shkruan Veljanovski./Telegrafi/

Exit mobile version