Kryekuvendari Trajko Veljanoski i është drejtuar deputetit të OBRM-PDUKM, Ilija Dimovski me fjalët ‘nëse nuk ju pëlqen mënyra se si e udhëheq seancën, ejani ju në vendin tim’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimovski e ka provokuar dhe ka reaguar ndaj tij sepse kryekuvendari ia ka ndalur mikrofonin bashkëpartiakut të tij, Nikolla Micevski.
Diskutimi ende po vazhdon me replika dhe kundër replika të deputetëve dhe nuk kalohet te pika e tretë, gjegjësisht zgjidhja e kryekuvendarit të ri. /Telegrafi/