Site icon Telegrafi

Veljanoski dhe Haindl: Të vendosen në rend të parë interesat e shtetit dhe qytetarëve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, është takuar me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, ambasadorin Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas shërbimit për informim të kuvendit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në drejtim të zgjidhjes sa më të shpejtë të të gjitha problemeve që pengojnë rrugën e daljes nga kriza politike e vendit.

Që të dy janë pajtuar se interesi pesonal i të gjitha partive duhet të lihet anash dhe të vendoset në rend të parë interesi shtetëror dhe i qytetarëve. Gjithashtu është theksuar nevoja e zbatimit të vërejtjeve nga Raporti i Pribe, që për qëllim kanë kthimin e vendit në rrugën e integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/

Exit mobile version