Site icon Telegrafi

Veljanoski: Deri në mesnatë do të kemi qeveri të re

Kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka thënë para disa minutave se Maqedonia do të ketë qeveri të re, njofton Telegrafi Maqedoni.

Veljanoski këto qëndrime i ka dhënë para selisë së OBRM-PDUKM-së ku duhet të mbahet takimi me partitë e koalicionit për ”Maqedoni më të mirë”.

”Më shumë informacione dhe detaje do të japim pas mbledhjes së koalicionit por një gjë është e sigurtë, Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë.” ka thënë Veljanoski për gazetarët./Telegrafi/

Exit mobile version