Telegrafi

​Veliu: VV-ja kishte tendencë që të pamundësohet raportimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu pas dështimit të raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë, tha se ajo çfarë ndodhi në mbledhje ishte tendencioze nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Veliu tha se në mbledhje u pa tendencë që të pamundësohet raportimi.

“Mua mu duk tendencioze nga ana e LVV-së. Ata prej fillimit filluan për çështje që nuk janë të rëndësishme me diskutua. Unë me kohë i kam informuar komisionin se koha ime është e limituar për shkak të mbledhjes së qeverisë. Ata e kanë pasur mundësinë kjo ka ndodhur para dy ditësh, që të vendosin a ta mbajnë mbledhjen apo ta caktojnë një datë tjetër. Nuk me kanë informuar asgjë, unë kam ardhur i gatshëm që të raportojë. Mirëpo këtu u pa tendenca që të pamundësohet raportimi sot”, ka thënë Veliu.