Telegrafi

Veliu thotë se po bën përpjekje që policët të kompensohen për punën gjatë kësaj periudhe

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka takuar sot kryetaren Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, ndërsa tha se përkrah dhe do të përpiqet maksimalisht që të pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në këtë takim u bisedua lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Në njoftimin për media thuhet se ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës gëzon një përkrahje të fuqishme nga ana e tij dhe se po bën përpjekje maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në anën tjetër, Kamberi theksoi se pret nga institucionet e vendit të respektojnë punën e palodhshme që po bëjnë të gjithë pjesëtarët e policisë, sidomos në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/