Site icon Telegrafi

Veliu: Thaçi kishte qëllime elektorale, u ngut për ushtrinë

Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka përsëritur vendimin e kësaj partie se Ushtria duhet të formohet vetëm përmes ndryshimeve Kushtetuese, dhe partneritetit me aleatët e vendit.

Në një intervistë për Tribuna Channel, Veliu e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Presidentit Thaçi që ta shtyj përpara këtë proces pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

“Ai tash e pranoi edhe vetë që duhet të pritet. Deklarimet e fundit të tij janë që duhet të pritet që duhet të bahen përpjekje që kjo punë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Ne duhet të ulemi bashkë me aleatët tanë në koordinim me ta dhe jo të pakoordinuar në mes veti sepse kjo çështje u bë me njëfar ngutie”, tha Veliu.

“Ushtria e Kosovës duhet të bahet patjetër mirëpo ushtria e Kosovës nuk mund të bëhet pa përkrahjen, pa ndihmën e miqve tanë që i kemi pasë në përkrahje të vazhdueshme gjatë të gjitha fazave të zhvillimit”, theksoi ai.

Exit mobile version