Site icon Telegrafi

Veliu takon ambasadorin e Belgjikës, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Luis Servais.

Veliu gjatë këtij takimi vlerësoi se është tejet me rëndësi që institucionet e Kosovës të rifillojnë fushatën për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të këtyre dy vendeve, sidomos në mes dy policive për luftimin e të gjitha formave të krimit dhe terrorizmit. Në këtë aspekt ministri Veliu u shpreh i kënaqur që Policia e Kosovës ka arritur standarde dhe vepron sipas standardeve ndërkombëtare.

Ministri Veliu e falënderoi shefin e Zyrës belge për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, në konsolidimin e shtetit si dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e ligjit.

Ndërsa, Jean-Luis Servais u zotua se Republika e Kosovës do të ketë përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në përmbushjen e obligimeve të agjendës evropiane dhe fuqizimin e ligjit në Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version