Telegrafi

Veliu i reagon Selimit: Unë kam mustaqe, por s’jam i pafytyrë si ti

Gjatë seancës së Kuvendit në të cilën po flitet për Karaçvën, ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Veliu duke iu drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes tha se me shkarkimin e tij u shkarkuan të gjithë.

“Është e vërtetë që Kurti më ka shkarkuar, por u shkarkuam të gjithë”.

Lexo po ashtu Selimi e quan Veliun të paaftë dhe të papërgjegjshëm: A e di se ku i ka kufijtë Kosova?

Ndërkaq pas kësaj, ka reaguar Rexhep Selimi nga LVV.

Ai tha se shkarkimi i tij ishte ndër punët më të mirë që i ka bërë Qeveria Kurti derisa i tha se ishte edhe i paaftë.

“Unë besoj që ti nuk je shkarkuar për mustaqet që i mban por që je i paaftë. Dhe mendoj që njëra nga veprimet më të mira të Kurtit që do të mbahet në mend si qeveri, është shkarkimi juaj. Pa të keq, sinqerisht dhe seriozisht po ta them”, ka thënë Selimi.

Veliu i ka reaguar Selimit dukë e quajtur të pafytyrë.

“Unë kam mustaqe, por s’jam i pafytyrë si ti”, tha Veliu./Telegrafi/