Site icon Telegrafi

​Veliu: Policisë do t’iu paguhen orët shtesë me pagën e shtatorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka treguar se zyrtarët e Policisë së Kosovës do t’i marrin paratë shtesë brenda këtij muaji.

Ai në interpelancën për rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës tha se janë dakorduar me Sindikatën e Policisë së Kosovës orët shtesë të papaguara deri më tani të paguhen me pagën e shtatorit.

“Ne kemi pas një takim me Sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordua me ta që të paguhen orët shtesë të papaguara deri më tani më pagën e shtatorit. Po ashtu një shumë e mjeteve për të cilën jemi dakorduar do të paguhet me pagën e shtatorit. Ky është dakordimi që kemi bërë më sindikatën e Policisë”, tha ai.

Veliu i është kundërpërgjigjur edhe Ganimete Musliut, e cila tha se pas incidentit në Karaçevë nuk është mbajtur Këshilli i Sigurisë. Veliu tha se përveç se është mbajtur ky takim, është mbajtur edhe një konferencë përmes mjeteve elektronike, njofton Telegrafi.

Exit mobile version